Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, MPB të punojë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Tajanov....

Koalicioni për Ndryshime dhe drejtësi është takuar sot drejtpëdrejt me qytetarët të cilëve u ka shpërndarë flareë me programin e bllokut të tretë dhe drejtpërdrjet i ka informuar se cfarë synohet me këtë program.
Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Tajanov, në veçanti sot u është drejtuar pjestarëve të MPB-së.
“Ajo që është në dorë të tyre, të ruajnë rendin dhe sigurinë në Maqedoni, të krijojmë të gjithë bashkë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte , demokratike dhe të besueshme. Pa përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë, në shkeljen e mundshme të të drejtës për të votuar, vështirë që këto zgjedhje të përfundojnë si duhet” – tha Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Tajanov.
Jove Kekenovski kritikoi partitë e tjera se po ngatërojnë kompetencat e ekzekutivit dhe pushtetit lokal.
“Programi që ofron koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, janë programe reale që nuk hyjnë në të drejtat e kryetarëve të komunave sic premtojnë të tjerët që përziejnë kompetencat e pushtetit qëndror dhe atij lokal” – u shpreh Jove Kekenovski nga Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi.
Sipas tij deputetët e ardhshëm do të mbajnë takime të rregullta me qytetarët edhe pas zgjehdjeve për të sjellë zërin etyre në të gjitha ligjet që do të miratohen.
