Zaev: Të luftojmë të kthejmë jetën në Maqedoni
Koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka mbajtur mbrëmë tubim para qytetarëve në Manastir....

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka mbajtur mbrëmë tubim para qytetarëve në Manastir.
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka ftuar votuesit neë këtë njësi zgjedhore, të dalin më 11 dhjetor për të rrezuar regjimitn dhe për të kthyer jetën në Maqedoni.
“Ia vlente e gjithë luftë, të gjithë këta muaj, këto vite. Jini krenarë, ia vlente sepse luftuat për kombin tonë, për Maqedoninë tonë, fëmijët dhe nipërit tanë, luftuat për jetën që jua vodhën, luftuat për të ardhmen, luftuat për Maqedoninë”, tha Zaev.
“Të fokusohemi në çdo gjë që ekziston në vendin tonë, për të rinjtë, për fabrika të reja, për të mbështetur kompanitë vendore për të krijuar vende pune dhe të sigurojnë paga të mira, në mënyrë që qytetarët e këtij qyteti të kënaqen në Shirok sokak dhe Tumbe kafe, siç ka qenë dikur në Manastirin që po e njihni ju dhe unë. Ta kthejmë jetën e qytetarëve të Manastirit, atë jetë të cilën harruan ta jetojnë. Të gjithë në Maqedoni e dinë se kjo duhet të marrë fund. Nëse duam Maqedoninë përsëri për të vënë në shinët dhe të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Bartësja e listës për deputet në njëzinë e 5 zgjedhore Radmilla Sheqerinska, tha se çdo vit në Maqedoni 1300 njerëz vdesin si pasojë e ndotjes , dhe qeveria thotë se nuk ka para për të zgjidhur këtë cështje.
“Ka para për ishujt parajse, për Mercedes prej 600 mijë euro, por para për jetën dhe shëndetin, nuk ka. Unë me kolegët e mi, bashkë me të gjithë ju, para Manastirit premtojmë që do të siurohemi që REK Bitolla të vazhdojë me prodhim më të mirë dhe më të madh, të vazhdojë të ushqejë Maqedoninë me energji, të krijojë më shumë vende pune, por edhe të ndalojë të helmojë njerëzit që jetojnë rreth tij . Detyrohemi dhe atë do të kryejmë” – u shpreh Radmilla Sheqerinska, bartëse e listës për Nj.z. nr. 5 nga rradhët e LSDM-së.
LSDM premton që 4 muajt e parë, paga minimale do të rritet në 12.000 denarë e deri në fund të mandatit 16.000 denarë.
Qëllimi final është, personi i punësuar të ketë një rrogë mesatare prej 500 euro, që mjaftojnë për të paguar faturat, shpenzimet, të shkojnë në pushime, për të jetuar jetë dinjitoze.
Qytetari ynë kudo që të shkojë në botë është punëtori më i mire, dhe në Maqedoni rreth 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, po edhe ne jemi në territorin e kontinentit evropian. Kjo duhet të ndalet tha Zaev.
Ai ka ftuar qytetarët e Manastorit që më 11 dhjetor, të votojmë për jetën, për Maqedoninë, për liri, për drejtësi, të votojnë për të ardhmen. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
