Banka Popullore, mërgata këtë vit dërgoi më pak para në Maqedoni

04.12.2016 17:49

Banorët e Maqedonisë që punojnë jashtë vendit këtë vit kanë dërguar më pak para se sa vitin e kaluar

Banorët e Maqedonisë që punojnë jashtë vendit këtë vit kanë dërguar më pak para se sa vitin e kaluar, mirëpo saldoja për nëntë muaj është mbi një miliard euro.

Banka Popullore në këtë statistikë, përveç parave që kanë arritur nga mërgata në llogaritë e rezidentëve të Maqedonisë, i llogaritë edhe devizat për të cilat banorët e Maqedonisë në kursimore i marrin në denarë.

Në periudhën prej nëntë muajsh në Maqedoni gjithsejtë janë futur 1 miliard e 107 milion e 300.000 euro. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në Maqedoni nga mërgimtarët janë futur 1 miliard e 194 milion e 800.000 euro. 

“Të ardhurat-bruto të dërgesave nga punëtorët jasht vendit në vitin 2016, përfshirë shtatorin, arriti në 144 milionë euro dhe këto mund të konsiderohen si të ardhura nga kanalet formale, p.sh. Të ardhurat e marra nëpërmjet bankave dhe transferimit të parave.Të ardhurat- neto nga transferet tjera, përfshirë shtatorin arriti në 963.3 milionë euro. Kjo shumë, kryesisht përfshin një rrjet të blerjes së të hollave në tregun e këmbimit, të cilat ne i përdorim në vlerësimin e shumës së të ardhurave të punëtorëve nëpërmjet kanaleve jo-formale.Përveç kësaj, një pjesë e këtyre të ardhurave vijnë nga transferet sociale (pensionet, invaliditet dhe kështu me radhë), qiratë, shpërblimet dhe kompensimet nga sigurimet, donacionet etj “, sqarojnë nga Banka Popullore.

Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, të ardhurat formale arrinin në 156,1 milion euro, kurse transferet tjera 1,094,800,000 euro.  Që nga viti 2009, të ardhurat nga mërgata arrijnë në mbi 1 miliard euro. (Gazmend Kurtishi, TVM2)