Ajri i ndotur në Shkup, OJQ-të paralajmërojnë protesta për nesër

04.12.2016 17:54

Ajri iu ndotur ne shkup vazhdon të jetë problem për banorët e kryeqendrës....

Ajri iu ndotur ne shkup vazhdon të jetë problem për banorët e kryeqendrës.

Në komunën Qendër dhe Karposh, dy komunat e vetme ku  bëhet matja e prezencës së grimcave PM 2.5, indeksi ka treguar ndotje të lartë të ajrit.

Organizatat joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor, për nesër kanë paralajmëruar se do të nxjerrin qytetarët në protesta për të ngritur zërin reth mungesës së  masave për ta zgjidhur problemin me ajrin e ndotur në Shkup. 

Qytetarët do të shprehin shqetësimin e tyre para objektit të Qytetit të Shkupit prej ku do të kërkojnë masa urgjente kundër ndotjes.

Raportet e Bankës botërore dhe institucioneve tjera relevante, tregojnë se në Maqedoni në ditë vdesin nga 4 persona nga ajri i ndotur dhe se çdo e dyta foshnje ka probleme me frymëmarrjen, thonë nga organizatat për mbrojtjen e ambientit.

Grimcat PM 2.5 që gjenden në ajër këtyre ditëve janë shumë të dëmshme për shëndetin e njerëzve . Ato janë më të vogla se grimcat PM 10 dhe i sulmojnë qelizat e organizmit, ndërsa thithja e gjatë e tyre mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin dhe në afat më të gjatë ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve kronike si dhe në paraqitjen e sëmundjeve malinje.