Thaçi: Vota, vullneti me të cilin populli zgjidh hallet

04.12.2016 18:21

Partia Demokratike Shqiptare tubimin e mbrëshmën e organizoi para banorëve të fshatit Sllatinë të Tetovës....

Partia Demokratike Shqiptare  tubimin e mbrëshmën e organizoi para banorëve të fshatit Sllatinë të Tetovës.

PDSH para banorëve të këtij rajoni prezentoi platformën politike dhe ekonomike si dhe kandidatët për deputet ku në këtë zonë bartës liste është dhe vet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

Kandidati për deputet në këtë njësi zgjedhore Imer Aliu porosit qytetarët që ta votojnë platformën e PDSH-së sepse sipas tij është platforma e vetme që zgjidh qështjet e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Ka ngelur dhe një javë e fushatës është bërë shum punë këto ditë mirëpo na ngel ende punë për të bërë . Ju kisha lut që bashkarisht të angazhohemi edhe më shumë në këto ditë të ngelura të shkojmë te cdo familje shqiptare me platformën e PDSH –së, me qëllim daljen nga kjo situat e rëndë që e kanë katandisur këta që veten e quajnë përfaqësues legjitim të shqiptarëve dhe që janë më shumë se 13 vite në pushtet. Për fat të keq situata është shumë e rëndë prandaj ne si parti opozitare e kemi për detyrë që ta shtrojmë ofertën tonë gjithandej me qëllim që qytetarët ta shofin që ka një rrugdalje nga kjo e keqe dhe kjo është platforma e Partisë Demokratike Shqiptare” – tha Imer Aliu, kanditat për deputet në Nj.z. nr 6 nga rradhët e PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi,  për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve fajsoi BDI-në. Thaçi gjithashtu  theksoi se gjendja ekonomike e shqiptarëve është e rëndë dhe se platformën ekonomike që ka PDSH do të ndaloj ikjen e shqiptarëve nga atdheu i tyre.

“Vaj halli nëse vota nuk shkon për ndëshkimin e zhagitjes së integrimit të këtyre shqiptarëve të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe kjo zhagitje e këtij integrimi  ka një emër ka një fajtor Ali Ameti . 82 mijë euro bifteka, s hkatrrimi i ardhërisë së kombit , vjedhje , baltë,  lloc , mungesë të investimeve në tokat tona , mungesë të investimeve në familjet tona. Pasojat e kësaj politike negative dita ditës i shofim dikush më herët dikush më vonë , sinjali më i fortë më tregues i mirë se këtu gjendja është alarmante dhe në aspektin ekonomik është ikja e familjeve shqiptare për Zelandë të Re për Kanada për në Islandë dhe  kështu me rradhë. Unë nuk kamë kurfar dileme se ju do të keni angazhim të jashtëzakonshëm megjithatë dua bashkarishtë të mbushemi me vullnet . Nji hap një minutë një orë me hargju angazhimin për këtë orientim të jeni të sigurt se kjo është angazhim hyjnor . Ne kemi angazhim të jashtëzakonshëm kur i ndihmojmë një njeriu , një individi por angazhimi për të  mbështet këtë platformë është angazhim për qindra mijra shqiptarë të cilët janë në gjendje shum të rëndë dhe gjendja e tyre me gjasë mund të keqësohet nëse nuk ndodh ky ndrzshim. Ne nuk duhet të jemi aspak të qetë  nuk duhet të vijmë në situata të qetësisë se s’ndodh kushedi qka . Ndodh ndodh se vota është më e fuqishme se raketa se bomba atomike . Vota është vullneti i fortë i popullit që zgjidh telashet dhe hallet e veta” – tha Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

PDSH gjithashtu premtoi  amnestinë fiskale, apo faljen e borxheve, pasi vlerëson se shteti u ka borxh shqiptarëve 1.7 miliarëdë euro në nivel vjetor, para nga buxheti që nuk kthehen te shqiptarët por shkojnë në vendvbanime me shumicë maqedonase. Realizimi I të drejtave politike parashihet të bëhet përmes vendimarrjes në institucione me mekanizmin e vetos. Kreu I PDSH-së kërkoi votë kundër partive në pushtet, pasi sic tha, këtë kërkon Perëndimi, dhe se shqiptarët duke i dënuar me votë sërish vendosin të jenë aleatë të SHBA-ve dhe Evropës. (Gazmend Rexhepi, TVM2)