Ahmeti: Votat shqiptare, për ata që mbrojnë shqiptarët

04.12.2016 18:41

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti tubim në qytetin e Kumanovës....

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti tubim në qytetin e Kumanovës.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se subjekti që ai drejton nuk synon vetëm fitore dosido, por synon fitore bindëse, pasi që vetëm ajo mund të garantojë mirëqenien e qytetarëve shqiptarë në vend Është koha kur duhet shumë çështje ti çojmë përpara si barazia në legjislativ, barazi ekonomike, rritje e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, hapjen e zones së lire ekonomike në Likovë dhe për ti blrë të gjitha këto nevoitet përkushtim dhe guxim, ndërsa atë guxim e kanë vetëm misionarët e BDI-së tha lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, i cili mes tjerash tha se BDI do të angazhohet për integrimin e vendit në BE dhe NATO, pasi ky është edhe një ndër prioritetet kryesore të BDI-së.

Ahmeti  porositi partitë e bllokut maqedonas që mos të shpresojnë për vota të shqiptarëve, apo për qeveri pa shqiptarët, pasi sipas tij BDI është ajo që ka mbrojtur dhe do të vazhdojë ti mbrojë interesat kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë.

“Të ndreruar të pranishëm, Nikolla Gruevski kërkon 63 deputetë, Zoran Zaevi kërkon votat e shqiptarëve. As njëri, as tjetri këtë ëndërr mos e shohin. Unë ju sigurojë dhe vendi është ku jepet fjala e burrit këtu mu në Kumanovë, se BDI, shokët e prindërve të tyre janë çelësi I qeverisë së ardhshme dhe s’ka pa BDI-në as funksionim as të qeverisë as të legjislativit, sepse mu kjo BDI e ka fitoren të sigurtë, sepse ua ka këputur leqet e këmbëve të gjithë atyre që kanë pritur luhatshmëri, apo rënie të përkrahjes së kombit shqiptar në Maqedoni ndaj djemve dhe bijave të tij, por kjo nuk ndodhi, sepse ky shtet do të funksionojë në normalitet duke qenë përfaqsuesit më legjitim ata të cilët kanë dhënë që të ndryshohet historia më e re, historia e shqiptarëve në Maqedoni.” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Bartësi i listës në Njësinë Zgjedhore nr.2 Ejup Alimi, para kumanovarëve tha se vota për BDI-në do të ishte votë për barazinë, si në sferën ekonomike edhe atë sociale në vend, për vendim marrje konsensuale dhe për politika që do ti shpiejnë përpara cështjet shqiptare.

BDI gjatë gjithë kohës ë[shtë angazhuar për krijimin e kuadrove të reja, dhe me themelimin e dy universiteteve shqiptare në Maqedoni u mundlsua që shumë të rinjël shqiptare të profesionalizohen në dega të ndryshme dhe të drejtojnë institucione të rëndësishme në vend, por tani koha është që të jemi të barabartë në ktë shtet tha Halimi, sipas të cilit BDI do të angazhohet për rrtijen e cilësisë së jetës të çdo familje shqiptare në Maqedoni.

“Neve na duhen edhe shumë punë për tu bërë, na duhet punë[ për arsye se më shumë se 100 vite kemi qenë të shkelur, kemi qenë të nëpërkëmbur kemi krijuar gjenerata të cilët përfaqsohen në çdo hap të sistemit, kemi krijuar specialista në çdo sistem shëndetsor, neve na duhet një punë 24 orëshe që të arrijmë hapat e barazisë me të gjithë shoqërinë në Maqedoni. Besoj se thirjes për të punuar 24 orë pa ndërprerë nga gjeneratat e reja dhe nga mësimet që janë marë nga gjeneratat e tashme dhe më të moshuara, do të ju bashkangjiten gjithë shqiptarët e Maqedonisë, besoj se në Kumanovë dinë të vendosin për vizionin e shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për çdo familje shqiptare, për shoqërinë shqipare, për barazinlë ekonomike, për konsensusin politik dhe të gjitha politikat të cilat në një kohë kanë qenë ëndërr e çdo shqiptari” – u shpreh Ejup Halimi, bartës liste në Nj.z. nr. 2 nga rradhët e BDI-së.

Ahmeti nga Kumanova gjithashtu përcolli porosinë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në kauzën e tij kombëtare, meqë BDI do të jetë forca vendimtare politike, e cila pas 11 dhjetorit do të përcaktojë kahet se në ç’drejtim do të ecë Maqedonia.

Ahmeti shtoi se për BDI-në janë më me rëndësi interesat kombëtare se sa ato politike, prandaj ai u ka kërkar partive opozitare që të bashkohen dhe mos ta përçajnë votën shqiptare.

“Unë u kam kërkuar që të bëhen bashkë, por ama ato nuk u bënë bashkë dhe me keqardhje e kam ndier, prandaj mbetet detyrë e të gjithë neve që të kërkojmë derë më derë votën për misionarët, pasi që vetëm BDI ishpiejnë interesat përpara”, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti. (Ersan Pajaziti, TVM2)