Putin, Trump është person i mençur
Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump...

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump “është person i mençur dhe së shpejti do e kuptojë nivelin e përgjegjësisë së pozitës së re.
Në një intervistë dhënë televizionit NTV, Putin ka thënë se arritjet biznesore të Trumpit tregojnë se ai është person i mençur.
“Ne supozojmë se ai do të veprojë nga këto pozicione”, ka thënë Putin.
Kremlini, muajin e kaluar ka thënë se Putin dhe Trump gjatë bisedës së parë telefonike pas fitores së Trumpit në zgjedhje në nëntor, janë pajtuar për nevojën e “normalizimit” të lidhjeve ruso-amerikane.
Më 1 dhjetor, Putin e ka përsëritur gatishmërinë të punojë me administratën e Trumpit pasi ky i fundit të nis punën në muajin janar.
Trump ka thënë se ai pret të ketë “marrëdhënie të fuqishme dhe të qëndrueshme me Rusinë”.
