Kasami: Lëvizja Besa do ta kthejë hisen shqiptare
Lëvizja BESA mbajti mbrëm tubim në Vrapçishtë...

Lëvizja BESA mbajti mbrëm tubim në Vrapçishtë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, “Ridefinimi”.
Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi se kjo parti do tua kthejë shqiptarëve hisen që iu takon në këtë shtet.
“Lëvizja BESA do ta kthejë atë që na takon pa dëmtuar asnjërin, mjafton që shqiptarët e kanë të qartë se kënd duhet ta ndëshkojnë me votë në këto zgjedhje. Çdo votë në zgjedhjet e 11 dhjetorit është e rëndësishme. Çdo votë e juaj është fuqizim i zërit të shqiptarëve të cilët o sot, o kurrë do t’i dalin zot vendit të të parëve të vet, vendit që do të mbetet i fëmijëve tanë – Maqedonisë shqiptare.” – tha Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Të pranishmive në tubimin në Vrapçishtë iu drejtua edhe kandidati për deputet Fadil Zendeli, I cili theksoi se aktualisht shqiptarët diskriminohen në çdo sferë dhe në këtë gjendje ata i sollën udhëhoqësit e deri tanishëm. Ridefinimi do të bëhet nga shqiptaret e pa hipotekuar, njerëz profesionist te drejte e të moralshëm, thonë nga Lëvizja Besa, duke vënë në dukje se gruaja shqiptare me këtë opsion politik do ta kthejë dinjitetin, moralin dhe krenarin, prandaj ata ftuan që në zgjedhjet e 11 dhjetorit të votohet për Ridefinimin e shtetit, në të cilin shqiptarëve do tu sigurohej edhe mirëqenje ekonomike edhe drejtësi e jo procese të montuara politike. (Gyltene Sinani, TVM2)
