BOTË
Shpërthim i gazit në një burg në Floridë, 150 të lënduar
01.05.2014 16:10
Shpërthimi ka ndodhur në burgun në rajonin Eskambi, ndërsa të lënduarit janë transferuar në spitale….
Në shpërthimin e gazit në një burg në Floridë janë lënduar pothuaj 150 njerëz, kryesisht të burgosur, por edhe rojtarë dhe personel.
Shpërthimi ka ndodhur në burgun në rajonin Eskambi, ndërsa të lënduarit janë transferuar në spitale.
Rreth 600 burgosur të palënduar janë evakuar nga burgu dhe janë transferuar në burgje tjera në këtë rajon. Sipas policisë, asnjë i burgosur nuk ka ikur.
Në vijim është hetimi për shkaqet e shpërthimit.