Botë
Të paktën 12 persona në aksidentin e autobusit në Siberi
05.12.2016 10:22
Së paku 12 persona, nga të cilët 11 fëmijë, anëtarë të një ekipi akrobatik, sot kanë humbur jetën...

Së paku 12 persona, nga të cilët 11 fëmijë, anëtarë të një ekipi akrobatik, sot kanë humbur jetën, ndërsa 20 janë lënduar në aksidentin automobilistik në qarkun autonom rus Hantimansiski, transmeton TASS duke iu referuar autoriteteve lokale.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nga qyteti Kanti Mansisk për në Tjumen, ndërsa në të janë përfshirë një kamion, dy vetura dhe një autobus që kishte brenda 32 persona, përfshirë 29 fëmijë.
Fëmijët kanë qenë duke u kthyer nga gara.
Organet hetuese kumtuan se hetojnë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe shikueshmërinë e dobët dhe kushtet e këqija meteorologjike.
Në vitin 2015, mbi 23 mijë njerëz kanë vdekur nëpër aksidente që kanë ndodhur rrugëve të Rusisë.
Në këtë qark rus sot është shpallur ditë zie/mia
