Itali, Renzi humb referendumin, jep dorëheqjen
Italia është zgjuar nën kërcënimin e një krize bankare, turbullim politik dhe me një grup kundër establishmentit në derën e qeverisë...

Kjo është panorama e humbjes së thellë të kryeministrit, Mateo Renzi, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të së dielës.
60% e italianëve i kane thënë “jo”, ndërsa vetëm 40% ishin pro ndryshimeve kushtetuese për zgjerimin e pushtetit të kryeministrit.
Renzi mori përsipër të gjithë përgjegjësinë për humbjen e thellë dhe dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
“Kam humbur,- u shpreh kryeministri italian,- dhe jap dorëheqjen. Nuk munda të marr fitoren, dhashë gjithçka që munda në këtë fazë. Nuk jam një robot. Unë humba dhe e them me zë të lartë. Populli italian foli qartë. Një përqafim të fortë për të gjithë ata që votuan “po”. Urime atyre që votuan “jo”, urime për një punë të mirë në interes të italianëve dhe Italisë. Është momenti të largohem e të rinis të ecë në rrugën time”,- është shprehur Renzi.
