Maqedoni

Digjet një audi në Shkup

05.12.2016 13:15

Tre persona të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën një automjeti motorik "Audi" me targa të Shkupit, pronë e F.F. (55) nga Shkupi...

Tre persona të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën një automjeti motorik "Audi" me targa të Shkupit, pronë e F.F. (55) nga Shkupi në rr. Hristijan Todorovski Karposh.
 
Autorët pasi që janë vërejtur nga denoncuesi kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Zjarri është lokalizuar nga pronari dhe fqinjët.
 
Rastin e ka denoncuar F.F. mbrëmë 21 minuta pas mesnate.
 
Ndërmerren masat për gjetje të autorëve dhe për zbardhje të plotë të rastit.