Maqedoni
“Aleanca për shqiptarët”: Asgjë më pak se barazi të plotë për shqiptarët
05.12.2016 14:53
“Aleanca për Shqiptarët” mbrëmë prezantoi platformën zgjedhore para banorëve të Dibrës...

Nga ky koalicion premtojnë se në parlamentin e ardhshëm do të realizojnë barazinë e plotë mes dy bashkësive etnike, zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe dhe buxhet proporcional.
“Kjo që po ndodh e shndërroi Maqedoninë në pikën më të zezë në Ballkan, në shtet i cili nuk është në gjendje të rregullojë politikën e brendshme, nuk është në gjendje të barazojë qytetarët, të realizojë as ndryshimet e kushtetutës për të cilët ranë dëshmorët shqiptarë në kuadër të UÇK-së”,- tha kryetari i UNITETI-t, Gëzim Ostreni.
““Aleanca për shqiptarët” është për barabarësi të plotë të shqiptarëve dhe maqedonasve në RM, për shtet bilingual, gjuhë shqipe zyrtare në të gjithë territorin, valutë, komanda, dokumente, e gjithandej shqipja të jetë e barabartë, ndarje të buxhetit me prerje lokale dhe tatimet do të rrinë këtu në Dibër”,- u shpreh kryetari i LR-PDSh-së, Ziadin Sela.
Nga “Aleanca për shqiptarët” thanë se janë bashkuar që të stopojnë edhe projektet antikombëtare dhe antifetare, si projekti i devijimit të lumit Radika në Dibër, dhe projekti i ndryshimit të varrezave shqiptare në Dibër në varreza osmane.
ATLI DEMA
