Protestat në Stamboll: Disa të lënduar dhe të arrestuar
Agjencia e lajmeve Anadolia njofton se disa demonstrues janë plagosur dhe së paku pesë prej tyre janë arrestuar…….
Forcat speciale të Turqisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë protestues të mbledhur në Sheshin Taksim të Stambollit, me rastin e Një Majit.
Agjencia e lajmeve Anadolia njofton se disa demonstrues janë plagosur dhe së paku pesë prej tyre janë arrestuar.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se nuk do të lejojë protestat, por paralajmërimi i tij është sfiduar nga sindikatat kryesore të vendit.
"Ne do të jemi në Taksim pavarësisht ndalesës joracionale dhe të paligjshme", kumtuan dje sindikatat përmes një deklarate të përbashkët.
Sipas mediave turke, rreth 40.000 policë do të jenë të vendosur në qytet gjatë gjithë ditës së sotme.