Kasami: Më 12 dhjetor nis një jetë e re për shqiptarët
Lëvizja BESA shpalosi mbrëmë platformën dhe programin zgjedhor....

Lëvizja BESA shpalosi mbrëmë platformën dhe programin zgjedhor përpara banorëve të Kumanovës.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se përpara kumanovarëve del me një përgjegjësi shumë të lartë, sepse Kumanova gjithmonë ka qëndruar në ballë të proceseve të shqiptarisë.
“Jemi këtu përpara jush me peshën e fjalës, me peshën e premtimit dhe amanetit, jemi këtu para jush t’ju premtojmë se me “Rilindjen me BESË” që në 12 dhjetor do të nis një jetë e re për shqiptarët e Maqedonisë dhe për kumanovarët. Pas 11 dhjetorit do të nisin investimet e mirëfillta që nga Kumanova e Likova dhe në të gjitha zonat shqiptare, investime të cilat do të vijnë nga donatorë europianë dhe fonde europiane”,- deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kasami gjithashtu premtoi se me ardhjen e tyre në pushtet ky shtet do të ridefinohet si një shtet i barabartë si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët. Sipas tij, ridefinimi do të bëhet në të gjitha sektoret, si në shëndetësi, arsim, kulturë etj, duke qenë më afër qytetarit përmes decentralizimit funksional. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)
