Maqedoni
Vejseli: PPD gjithnjë në shërbim të popullit
05.12.2016 16:25
Partia për Prosperitet Demokratik mbajti mbrëmë tubim në Gostivar...

Kryetari i kësaj partie, Abdylhadi Vejseli, tha se PPD nuk e sheh politikën si formë për të përfituar materialisht, por si mënyrë për t’u ndihmuar shqiptarëve.
“Ne nuk jemi në politikë për t’u pasuruar, por ne jemi e kundërta e saj, se ne këtë e kemi dëshmuar qysh nga vitet e 90-ta, ne jemi në shërbim të popullit, kemi qenë, jemi dhe do të jemi, sepse kemi kapacitetin kadrovik, kemi edhe ide, vizion, kemi edhe strategji, kemi edhe shkathtësi, shkathtësi politike, por ajo që është më e rëndësishme, kemi guximin politik për t’i promovuar dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe shqiptarët t’i bëjmë të barabartë me të tjerët”,- deklaroi kryetari i PPD-së, Abdylhadi Vejseli.
Veseli gjithashtu tha se PPD i ka vënë themelet e shqiptarisë në Maqedoni, duke u ndihmuar jo vetëm shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe të Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve të Medvegjës dhe Bujanovcit, Ulqinit dhe diasporës.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
