Maqedoni
Këshilli Gjyqësor vendosi: Bajlozova në Gjykatën Supreme, Mihajllova ushtrues detyre në Gjykatën Penale
05.12.2016 16:40
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë zgjodhi ushtruesit e detyrës kryetar i Gjykatës Supreme dhe kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup...

Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor, njëzëri, zgjodhi Snezha Bajllozovën për kryetare të Gjykatës Supreme, ndërsa u. d. në Gjykatën Themelore Shkupi 1 u zgjodh gjykatësja, Tatjana Mihajllova. Për këtë të fundit pro votuan nëntë anëtarë, ndërsa katër ishin kundër.
Gjykatësja, Tatjana Mihajllova, e cila i zgjodh për u.d. kryetare në Gjykatën Themelore Shkupi 1, është e angazhuar në procesimin e akuzës së PPS-së kundër ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, lidhur me rastin në Komunën Qendër. Sipas kreut të KGJ, Zoran Karaxhovski, tha se kreu i Gjykatës nuk do të duhej të gjykojë, për këtë arsye procesi mund të shtyhet.
“Në bazë të vlerësimeve të vitit 2014 janë zgjedhë edhe ushtruesit e detyrës kryetar, me nota më të larta edhe njëri edhe kryetari tjetër i gjykatës. Ndërsa lënda do të pezullohet ose jo, kjo do të ndodh në harmoni me ligjin. Sipas meje, kryetari nuk do të duhej të punojë në lëndë”,- deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
Kryetarëve aktual mandati i mbaron brenda kësaj jave, ndërsa zgjedhja e kryetarit të rregullt të këtyre dy gjykatave do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këshilli Gjyqësor i ka marrë parasysh rekomandimet e Komisionit për Anti-korrupcion që të mos ketë zgjedhje të kryetarëve të gjykatave gjatë fushatës zgjedhore, prandaj ka zgjedhur ushtrues detyre.
Kandidatë për kryetarë të Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup janë kryetari aktual i Gjykatës, Vladimir Pançevski, gjykatësit, Ivan Xholev dhe Vladimir Tufegxhiq, ndërsa kandidatë për kryetarë të Gjykatës Supreme janë kryetarja e deritanishme, Lidija Nedellkova, gjykatësja, Besa Ademi, si dhe gjykatësit, Jovo Vangelovski dhe Snezhana Bajlozova.
SHPËTIM NUREDINI
