Reforma në drejtësi, Lu: Venecia do ta udhëzojë Shqipërinë

05.12.2016 16:45

Teksa vetingu është dërguar në Venecia në variantin e ripërkthyer, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu....

Teksa vetingu është dërguar në Venecia në variantin e ripërkthyer, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaron se edhe varianti i parë ishte korrekt, por ata që i tremben reformës shpifin lloj-lloj historish për Euralius, BE-në e ShBA-në.

“Për shkak të frikës së tyre ata thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE-së, misionin EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë kryetari i gjykatës, Dedja, gjykata ka dërguar një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor. Jemi në pritje të Komisionit të Venecias, që do të udhëzojë Shqipërinë për zbatimin e reformës”,- deklaroi ambasadori i ShBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Nga ana tjetër kryeministri, Edi Rama, tha se i druhet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të pengojë reformën në drejtësi.

“Kam arsye të dyshoj se Gjykata Kushtetuese do të sillet me opinionin e Venecias ashtu siç dëshirojmë ne, sepse e kemi një sjellje të parë të Kushtetueses me opinionin e Venecias për Ligjin e pronave”,- tha kryeministri, Edi Rama.

Deklaratat Lu e Rama i bënë gjatë simpoziumit anti-korrupsion. Ndërkaq, Komisioni Europian pritet të marrë një vendim për hapjen e negociatave ditët në vijim. (Luljeta Ndoka, TVM2)