FH: Maqedonia shënon rënie për lirinë e shtypit
Maqedonia bënë pjesë në grupin e vendeve me “liri të pjesshme të medies”……..

Në raportin e Freedom House lidhur me lirinë e shtypit në botë, në pjesënpër Maqedoninë, liria e shtypit vlerësohet shumë më keq se një vit më parë.
Liria e Shtypit ka shënuar rënie për 6 pozita, duke zënë vendin e 122 në botë, dhe u afrohet shteteve me “mungesë lirie mediesh”. Kjo organizatë ndërkombëtare vlerëson se Liria e Shtypit është vetëm 10 vende larg nga grupi që në hartën e lirisë së Freedom House shënohet më ngjyrë të kaltër dhe që konsiderohet “grupi i vendeve me mungesë lirie mediesh”. Kështu Maqedonia bënë pjesë në grupin e vendeve me “liri të pjesshme të medies”.
Sipas Raportit, Shqipëria dhe Kosova renditen në pozitën 98, Bosnja në pozitën 102, Serbia në pozitën 74 dhe Mali i Zi e Bullgaria në pozitën 78. Raporti i fundit i Freedom House e rendit Shqipërinë si vend me liri të pjesshme për sa i përket lirisë së medias. Në të njejtin vend renditet edhe Kosova.
Një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 96, ndërsa Kosova radhitej e 102-ta, në vlerësimin e Freedom House ku shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa shkalla 100 është pika më e ultë.
Freedom House vlerëson se liria e medies ka shënuar rënien më të madhe në dhjetëvjetëshin e fundit.
Vetëm një në shtatë njerëz jeton në vendet me media të lirë. Rënia është nxitur pjesërisht nga zhvillimet në disa shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Egjiptin, Libinë, dhe Jordaninë, problemet në Turqi, Ukrainë, dhe në një numër vendesh në Afrikën lindore, si dhe përkeqësimi në mjedisin relativisht të hapur mediat të Shteteve të Bashkuara.
