Trajanov: Jemi garanci për ndryshime dhe stabilitet
Në takimin me qytetarët në Shkup, Pavle Trajanov nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”....

Në takimin me qytetarët në Shkup, Pavle Trajanov nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” theksoi se me mbështetjen prej 10% të qytetarëve do të demontojmë, siç tha, sistemin njëpartiak.
“Ne jemi garanci për ndryshime, vënien e sistemit të përgjegjësisë dhe stabilitetit në shtet dhe zhvillim ekonomik”,- tha Trajanov.
“Për befasi jemi të pranuar mirë, marrim mbështetje më të madhe mbi 10% dhe shumica e qytetarëve thonë se patjetër duhet të ndodhin ndryshime. Këto janë porositë e tyre. Ne konsiderojmë se kjo është e mjaftueshme që “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” të demontojë sistemin njëpartiak dhe kriminel. Më 11 dhjetor duhet të bie regjimi”,- deklaroi Pavle Trajanov nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”.
Në pjesën e arsimit, Trajanov tha se do të heq testimin ekstern, që, sipas tij, i shkakton shumë stres nxënësve.
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore dy, Jove Kekenovski, tha se “zëri ynë është zëri i ndryshimeve për perspektivën e të rinjve në shtet”.
“Në takimet e VMRO-DPMNE-së ka sa më pak anëtarë të kësaj partie. Kjo tregon qartë se ata votën do ta japin pikërisht për “Koalicionin për ndryshime dhe drejtësi”, në përbërje të së cilës është edhe FRODEM si fraksion i VMRO-DPMNE-së”,- theksoi bartësi i listës në njësinë zgjedhore dy, Jove Kekenovski.
“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” në pjesën e ekonomisë premton krijimin e kushteve të njëjta të biznesit si për kompanitë e vendit ashtu edhe për të huajat, 2% të buxhetit për projekte që kanë të bëjnë me punësimin e të rinjve dhe 300 euro pagë minimale. (Meral Ismaili, TVM2)
