Maqedoni
Komuniteti LGBT: Të drejtat tona nuk mbrohen sa duhet
05.12.2016 18:29
Komuniteti LGBT kërkon respektimin e të drejtave të tyre dhe ndryshime urgjente në rregullativën ligjore...

Në Shkup u mbajt konferenca e parë e këtij komuniteti, në të cilën u kërkua ndërprerja e diskriminimit ndaj tyre.
Nga ky komunitet ankohen se të drejtat e tyre nuk përfshihen sa duhet në platformat e partive politike.
“Në këtë konferencë me partitë politike, korin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore biseduam për të drejtat e LGBT-së dhe për pjesëmarrjen në politikë të personave të komunitetit LGBT”,- u shpreh Antonio Mihajlov nga “Front Supervizion”.
“Në çdo vend të zhvilluar ekziston shoqëria e LGBT-së dhe është me shumë rëndësi që kjo gjë të pranohet nga të gjithë dhe është mjaft e rëndësishme që qeveritë e këtyre vendeve ta respektojnë këtë shoqëri, ta pranojnë realitetin dhe diferencën seksuale të këtyre njerëzve”,- theksoi ambasadori i Holandës në Shkup, Vauter Plomp.
