Gjykata e Apelit e Kosovës i ul dënimin Sllobodan Gavriçit
05.12.2016 20:55
Gjykata e Apelit e Kosovës ul me dy vjet dënimin ndaj Sllobodan Gavriç...

Gjykata e Apelit e Kosovës ul me dy vjet dënimin ndaj Sllobodan Gavriç, qytetarit nga Serbia, i akuzuar për terrorizëm.
Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 13 vjet burg. Sot Gjykata e Apelit zbriti dënim në 11.
Avokatët mbrojtës ankimuan vendimin në Apel.
Apeli argumentoi vendimin për uljen e dënimit me faktin se “Gavriç, ka pranuar veprimet e tij inkriminuese”
Mbi Gavriçin rëndon akuza për veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
