Maqedoni
Makinë-bombë para Ambasadës amerikane në Shkup?
06.12.2016 10:42
Ambasada e ShBA-ve në Shkup mbrëmë ka alarmuar për një makinë të dyshuar me eksploziv pranë saj...

Rasti është alarmuar rreth orës 18:00, kur nga kjo ambasadë është thirrur Ministria e Brendshme, e cila është informuar se para hyrjes ishte parkuar një makinë, që pas kontrollit nga detektorët e ambasadës ka rezultuar pozitivisht për eksploziv.
Ndërkohë, sot Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se mbrëmë nga Ambasada amerikane në Shkup është denoncuar se ka një automjet të dyshimtë në parkingun e Ambasadës.
Nga MPB thanë se ekipi i tyre menjëherë është dërguar në terren ku është bërë verifikimi i automjetit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Automjeti, siç thonë nga MPB, është marrë për verifikim të mëtejshëm.
