LSDM e vendosur të kthejë mandatet e deputetëve
Me vendim të organeve partiake LSDM kthen 34 mandatet e deputetëvë, me arsyetimin për manipulim në zgjedhje………

Me vendim të organeve partiake LSDM kthen 34 mandatet e deputetëvë, me arsyetimin për manipulim në zgjedhje.
Siç bëjnë të ditur nga kjo parti Këshillit qëndror, partiak njëzëri ka vendosur të mos mos i pranojë mandatet e deputetëve.
LSDM sërish kthen taktinën e veprimit politik, nga politika konstruktive e muajve të fundit, partia më e madhe maqedonase në opozitë i kthehet rezistencës. Ndërrimi i veprimit politik vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare kur koalicioni parazgjedhor i kryesuar nga LSDM fitoi vetëm 34 deputetë.
Siç bëhet e ditur nga kjo parti me anë të një komunikate, në takimin e Këshillit qëndror, LSDM njëzëri ka marrë vendimn që të mos I pranojë 34 mandate deputetësh dhe të veprojë si parti opozitare jashtparlamentare, me forma të reja të veprimit, të cilat pritet të përcaktohen në kongresin e radhës.
Me kthimin e mandateve LSDM pretendon të delegjitimojë Parlamentin, ndërkohë nuk kanë munguar edhe zërat për përhapjen e pakos dhe nga funksionet të heqin dorë edhe kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunal nga rradhët e kësaj partie.
Vendimi i LSDM-së nuk është komentuar as nga VMRO DPMNE as nga BDI, dy partitë fituese në këto zgjedhje. Vetmë një ditë më parë kryeministri Gruevski tha se një vendim I tillë do të jetë I dëmshëm për LSDM-në, por edhe për vendin. Edhe zëdhënësi I BDI-së Bujar osmani një ditë më parë tha se partitë politke kanë të drejtë të marrin vendime të pavarura por edhe të mbajnë përgjegjësinë për reperkusionet e mundshme për stabilitetin dhe përparimin e vendit.
Dhe përderisa LSDM ka marrë vendim të kthejë mandatet e deputetëve VMRO DPMNE dhe BDI kanë ranë dakord për formimin e grupeve të punës, të cilat do të zhvillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re. (Shpëtim NUREDINI, TVM2)
