Botë

Cazaneuve emërohet kryeministër i Francës

06.12.2016 11:09

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, është emëruar kryeministër i Francës, njofton Pallati Elysee, të martën...

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, është emëruar kryeministër i Francës, njofton Pallati Elysee, të martën, transmeton CNN. 
 
Cazaneuve e zëvendëson Manuel Valls, i cili të hënën ka bërë të ditur se heq dorë nga posti i kryeministrit për të nisur fushatën për president të Francës. 
 
Valls ka kandiduar vetën në kuadër të Partisë Socialiste për zgjedhjet që mbahen me dy raunde, vitin e ardhshëm. 
 
Presidenti aktual, Francois Hollande, nga partia e njëjtë ka thënë se ai nuk do të kërkojë një mandat të ri.