Botë

Të paktën 14 viktima në vërshimet në Tajlandë

06.12.2016 11:39

Reshjet e rrëmbyeshme dhe vërshimet të cilat filluan javën e kaluar në pjesët jugore të Tajlandës, të shkaktuara nga anticikloni...

Reshjet e rrëmbyeshme dhe vërshimet të cilat filluan javën e kaluar në pjesët jugore të Tajlandës, të shkaktuara nga anticikloni, morën jetën e 14 personave, transmeton TASS.
 
Fatkeqësia natyrore ka ndodhur në rajonin në të cilin jetojnë afërsisht 600 mijë njerëz. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në mbi 11 provinca, duke i përfshirë edhe ishujt ekzotike Samui dhe Pangan.
 
Pritet që reshjet dhe niveli i ujit të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme./mia