Rusia dhe Kina vendosën veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së në Alepo
Rusia dhe Kina vendosën veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohej ndërprerje shtatëditore e zjarrit në qytetin sirian, Alepo...

Rusia në KS pohoi se me rezolutën kryengritësve do t’ju mundësohet të rigrupohen dhe se është e nevojshme kohë për bisedime midis Uashingtonit dhe Moskës.
Kjo është hera e pestë nga viti 2011 që Rusia të vendosë veto në rezolutën e Këshillit të Sigurisë për sirianët, ndërsa për të pestën herë Kina të bllokojë një aksion të tillë, transmetojnë mediat britanike.
Edhe Venezuela votoi kundër rezolutës, projektin e të cilit e përpunuan Zelanda e Re, Egjipti dhe Spanja, përderisa Angola ishte abstenim.
Njëmbëdhjetë shtetet e tjera të Këshillit të Sigurisë së KB-së votuan në dobi të rezolutës, theksojnë mediat britanike.
