Maqedoni
Strumicë, të shtëna me armë zjarri pranë shtabit të LSDM-së
06.12.2016 12:38
Raportohet se mbrëmë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër shtabit partiak të LSDM-së në Strumicë mes qytetarëve dhe policisë...

Sipas informatave paraprake, zyrtarë policorë kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendngjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tij dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të LSDM-së.
Bëhet e ditur se më pas janë sulmuar dy policë, të cilët janë transferuar në spital për t’i trajtuar lëndimet e marra, ndërsa thuhet se inspektorët policorë kanë shtënë me armë në ajër. Personi i kërkuar ka deklaruar se po e arrestojnë pasi që është aktivist i LSDM-së.
Nga policia nuk ka ende informata zyrtare rreth incidentit.
