Botë
Zjarr në fabrikën e tekstilit në Athinë
06.12.2016 12:51
Më shumë se 20 zjarrfikës paradite tentuan të shuajnë një zjarr të madh në fabrikën e tekstilit në Renti, në afërsi të qendrës së Athinës...

Për shkak të lokacionit të fabrikës, e cila gjendet në këndin e dy rrugëve të frekuentuara, policia i mbylli rrugët dhe po e riorienton komunikacionin.
Kjo pjesë e qytetit është e stërmbushur me depo, zyra dhe fabrika prodhuese dhe zjarrfikësit tentojnë ta shuajnë zjarrin para se ai të përhapet./mia
