Maqedoni

Gruevski: Qytetarët duan të shohin fundin e krizës

06.12.2016 14:26

VMRO-DPMNE mbrëmë prezantoi platformën politike para banorëve të komunës Qendër...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe njëkohësisht edhe bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Nikolla Gruevski, tha se njerëzit tashmë janë mësuar me investime të reja, janë mësuar të hapim fabrika, të investojmë në hapje të reja të vendeve të punës.
 
Askush se dinte çfarë është investimi Grinfild, sepse të gjithë në të kaluarën mbajnë mend vetëm mbylljen e fabrikave, largimin e popullit nga fabrikat në rrugë dhe privatizimin. Gruevski përkujtoi se në kohën e LSDM-së njerëzit kanë ditur vetëm për largime nga puna, për mbyllje të fabrikave dhe për privatizimin e fabrikave për çmim simbolik. Gruevski gjithashtu potencoi se do të përkushtohen dhe do të vazhdojnë edhe më tej të punojnë për të rinjtë në Maqedoni. 
 
“Do të bëjmë përpjekje shtesë që t'u ndihmojmë të rinjve në Maqedoni. Ne edhe deri tani shumë kemi ndihmuar, para së gjithash përmes hapjes së vendeve të reja të punës. Të rinjtë duhen që energjinë ta kahëzojnë ndaj kontributit konstruktiv për zgjidhjen e të gjitha problemeve. VMRO-DPMNE është e hapur për atë dhe atë do ta bëjë së bashku me të rinjtë. Atë që e bën Zaevi në Strumicë, atë do ta bënte edhe në Qendër, nëse bëhet kryeministër dhe kryetar komune përsëri Zaevi nuk ka sjellë asnjë investim.  Njerëzit duan fund të krizës, të cilën e krijoi Zaevi, dhe shteti të shkojë përpara. Garanci e vetme që kriza të përfundojë është  me 63 deputetë për VMRO-DPMNE-në. Më 11 dhjetor nevojitet votim i referendumit historik. Zaevi javëve të fundit mundohet të sjellë urrejtje kundër VMRO-DPMNE-së. Ai nuk lufton aq shumë që t’i përfitojë votuesit me ofertat e tij, me oferta konkrete, si me hapjen e vendeve të punës, përmirësimin e standardit jetësor, por ai bën të kundërtën, duke ju ofruar votuesve mllef dhe urrejtje”,- tha kryetari  i VMRO DPMNE–së, Nikolla Gruevski.
 
Gruevski paralajmëroi projekte të reja kapitale në të gjitha sferat dhe për të gjithë qytetarët. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, potencoi se deri tani janë realizuar shumë projekte, siç është rritja e buxhetit në arsim për 72%, ndërtimi i shkollave të reja... “Kemi zvogëluar participimin e studimeve të të gjitha fakulteteve shtetërore në vend, kemi botuar 1000 libra të fushave të ndryshme, kemi bërë uljen e çmimeve të barnave”,- tha ai.
 
Ndërsa në projektet e ardhshme Gruevski premtoi se do të ketë rritje të pagave në sektorin publik dhe rritje të pensioneve mbi 10.25%, si dhe rritje të pagave për të punësuarit në çerdhe, spitale të reja, shkolla të reja, si dhe 100 punësime për studentët më të mirë në universitet.
 
Gruevski gjithashtu theksoi se në këto  zgjedhje që do të mbahen, VMRO-DPMNE do të sjellë dy vendime, njëra për familjen tënde, si dhe një vendim për Maqedoninë. “Unë e di dhe besoj në shumicën e qytetarëve të Maqedonisë që do të dalin dhe do të votojnë për referendum historik”,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
REJHANE BUSHI-METAJ