Botë

Turqi, arrestohen dy prefektë për terrorizëm

06.12.2016 14:50

Nën akuzën për terrorizëm, policia turke ka arrestuar dy prefektë në provincën juglindore turke të Diyarbakirit...

Prefekti i qarkut Kayapinar të Diyarbakirit, Mehmet Ali Aydin, dhe prefekti i Yenisehir, Selim Kurbanoglu, janë arrestuar nën akuzat se kanë qenë “anëtarë të organizatës terroriste” dhe “propagandë të terrorit”. Të dy prefektët janë edhe anëtarë të Partisë Demokratike të Rajoneve të Turqisë. 
 
PKK-ja, e cila është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, ShBA-ve dhe BE-së, rifilloi fushatën e saj të armatosur në korrik të vitit të kaluar.
 
Që atëherë, mbi 300 civilë dhe afër 800 forca të sigurisë kanë rënë dëshmorë. Rreth 8.000 terroristë janë vrarë ose arrestuar.