Labënishti: Të dënojmë me votë politikën aktuale
Lëvizja BESA mbajti tubim promovues në Kërçovë....

Lëvizja BESA mbajti tubim promovues në Kërçovë, ku bartësi i listës për zonën e pestë zgjedhore, Arben Labënishti, tha se shqiptarët kësaj radhe duhet t’i dënojnë politikat e mashtrimit dhe korrupsionit që e ka instaluar kjo klimë politike, për t’i hapur rrugën ndryshimit, që do ta sjellin forcat e reja të Lëvizjes BESA.
Kjo politikë duhet të ndëshkohet edhe nga kërçovarët, sepse, sipas tij, pas përgjimeve të publikuara, është vërtetuar zhgënjimi i madh i shqiptarëve që mund të shihet edhe në fushatën e tyre të mashtrimit, që krijon neveri të madhe tek popullata shqiptare. Prandaj, mbështetja e opsionit tonë politik është mbështetje për ridefinimin dhe të ardhmen tuaj, potencoi Llabënishti.
Para kërçovarëve folën edhe kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, anëtari i shtabit qendror zgjedhor, Skender Rexhepi-Zejdi, kryetari i shtabit zgjedhor të Kërçovës, Lulzim Aliu, si dhe kandidatët e këtij koalicioni në zonën e pestë dhe të gjashtë zgjedhore, Mazllam Osmani dhe Mefail Zendeli. (Shaban Dalipi, TVM2)
