NATO, BE

Bajden dhe Baroso pro zgjerimit të BE-së dhe NATO-s

01.05.2014 17:25

Në konferencën e Keshillit Veriatlantik në Uashington, zyrtarë të BE-së dhe SHBA-ve shprehen pro inkuadrimit të vendeve të ballkanit perëndimorë në BE dhe NATO……..

NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të vazhdojnë me politikën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht krizës në Ukrainë. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Kongresit amerikan në konferencën e Keshillit Veriatlantik në Washington. Njëherit, këto dy organizata supranacionale, duhet të dëshmojnë me  politkat  e tyre se  dyert e BE-së dhe NATO-s janë të hapura për vendet aspirante.

“Dyert e bashkësisë transatlantike do të jetë fundamentalisht të hapura për kombet e lira,  të cilët i ndajnë me ne vlerat dhe obligimet që i kemi.  Vlen për të gjithë ata që ëndërrojnë  një ditë t’i bashkangjiten Evropës së lirë dhe të bashkuar” – tha nënkryetar amerikan, Xho Bajden.

“Mendoj se duhet t’i përmbahemi zgjerimit. Duhet të vazhdojmë me kërkesat që vendet aspirante të jenë të gatshme për integrim. Por, mendoj se me vendet e Ballkanit Perëndimor, kjo çështje nuk do të jetë e rëndë,  sepse relativisht janë vende të vogla dhe mund t’a realizojmë zgjerimin” – u shpreh kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manules Baroso.

Integrimin e Maqedonisë në NATO e kanë kërkuar edhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtar, si senatori Ricard Lugar, kongresmenja Kendis Miler si dhe amabasadorët e Sllovenisë dhe të Kroacisë në NATO, të cilët njëherit kanë realizuar takime me shefin e diplomacisë, Nikolla Popovski.

Ndërkaq Popovski, ka bërë të ditur se për Maqedoninë është shumë e rëndësishme integrimi në NATO dhe bashkë me të, bindja e një vendi anëtare të NATO -s, që ti thotë “PO”  integrimit të Maqedonisë në samitin e shtatorit në Londër.