Botë

Tragjedia e Chapecoenses, ekzistonte një mandatarresti për pilotin Quiroga

06.12.2016 18:52

Një zbulim rrënqethës ka ardhur nga ministri bolivian i Mbrojtjes, sa i përket aksidentit ajror që shkaktoi humbjen e shumicës së futbollistëve të skuadrës braziliane Chapecoense...

Reymi Ferrerira, ministri bolivian, tha se piloti Miguel Quiroga - edhe ky viktimë e aksidentit ajror, - kishte dezertuar nga Forcat Ajrore të vendit të tij, e për këtë veprim kishte pasur edhe një mandatarresti.
 
36-vjeçari Quiroga, i cili ndodhej në komandën kryesore gjatë natës së tragjedisë ajrore që u kushtoi jetët 70 pasagjerëve të tjerë të fluturimit të kompanisë ajrore “LaMia”, kishte rifituar licencën për fluturim falë një apelimi që i kishte bërë aktvendimit që e ndalonte atë të ishte pilot, e për më tepër që akuza e dezertimit ndëshkohet edhe me burg.
 
Në kompaninë ajrore të fluturimit fatkeq, të specializuar për transportin e skuadrave të futbollit të Amerikës Latine, Quiroga ishte edhe njëri prej aksionerëve./Top Channel