Procesi gjyqësorë për rastin “Monstra” drejt përfundimit
Trupi gjykues i angazhuar ne kete rast ka caktuar 30 majin si data kur do te thuhen fjalet perfundimtare ne kete proces……

Pas dy vite nga aksioni policore Monstra dhe paraburgim per 7 te akuzuarit e kete rast, 30 maj do te jete data ku do te thuhen fjalet perfundimtare ne kete proces ka njoftuar trupi gjykues i angazhuar ne kete rast.
Shtate te akuzuarit per kete rast ngarkohen per vepren penale terorizem. Avokati mbrojtes Naser Raufi thote se edhe pas dy viteve paraburgim prokuroria nuk ka arritur te siguroje prova konkrete. Ai tha se deri me tani deshmitaret e prokurorise por edhe te pales mbrojtese kane deshmuar se keta te akuzuar nuk jane fajtore per vrasjen e pesefisht ne Smillkovce.
Tre deshmitaret kryesore te prokurorise te cilet me 12 prill kane qene tek Liqeni Smilkoves me shum bindeshmeri deklaruan para trupit gjykues se keta te akuzuar nuk jane personat qe kane pare naten e 12 prillit tek Liqeni i Smilkoves tha Raufi.
“Mendimi im është se pot e kishin prova ,apo po të ishin fajtorë këta të akuzuar nuk do të kishte kaluar intervali kohor prej dy vjet por do të mbaronte për kohë shumë më të shkurtë,jë muaj dy apo për tre-katër seansa.Vet ky interval I kohës tregon se këto te akuzuar nuk janë realizatorët e këti delikti dhe mendoj se deri me tani te gjitha provat e prokurorise jane perifere dhe nuk kane te bejne me rastin” – tha Avokat Mbrojtes, Naser Raufi.
Familjaret e te akuzuarve kerkojne drejtesi dhe jane te bindur ne pafajsine e tyre.Ata procesin gjyqesore e quajne spektakel te montuar.
“Ky proces nuk ka as fillim e as mbarim të cilin e presim edhe ne edhe familjarët e të dëmtuarve për shkak se ne mendojmë që ky process është plotësisht i montuar une cka kam parë brenda dhe nuk ka të bëjë me te vërtetën asgjë sic ka menduar prokuroria. Kjo akuzë është e paramendume dhe ne si familjarë nuk pranojmë një akuzë të tillë megjithse na vjen shum keq për familjen e dëmtuar që kanë pësuar në këtë rast por ne nuk kemi asnjë faj” – tha familjari, Aqif Sejdiu.
“Vete sterzgjatja e paraburgimit të tregon se këto janë njreëz të pafajshëm dhe po mbahen në burg pa argumente . Shfaqim paknaqësinë tonë ,nuk jemi të kënaqur me njerëzit që vuajnë në paraburgim” - tha familjari, Bedri Ajdari.
“Nese jane këto pse nuk kanë argumente unë nuk di cfar argumente duhet të ketë nga ana jonë që me argumentu që këto nuk janë.Ne e kemi tregu pafajsinë tonë sipas dëshmitarëve tonë famijarë por edhe atyre që i ka sjell prokuroria thone që nuk janë këta” - tha familjari, Safet Aziri.
Ne aksionin policor Monstra me 1 maj te viti 2012 u arrestuan rreth 25 persona në mesin e të cilëve edhe gra e pleq, ndërsa shumica e tyre u liruan në mungesë të provave.
Seanca e radhes eshte caktuar me 9 maj ndersa 30 maji parashihet nga trupi gjykues si fund per seancat gjyqesore per monstren dhe hapje te rruges per vendimin perfundimtare te gjykates.
