Maqedoni

BDI-ja sot me fushatë zgjedhore në Çair

07.12.2016 09:34

BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti ditën e sotme të fushatës zgjedhore do ta fillojnë dhe përfundojnë në Çair të Shkupit...

Në agjendën e ngjeshur, janë paraparë takime direkte me qytetarë, studentë dhe grupe të tjera interesi në bastionin e BDI-së, Çair.
 
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore nr.1, Artan Grubi do të mbajë press konferencë në selinë e BDI-së në Shkup.
 
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Çair do të zhvillojë takim me strukturën vendore, ku do të zhvillojë takim me sportistë dhe shoqëri kulturore artistike të Çairit si dhe me studentët e kësaj komune.
 
Tubim qendror do të mbahet në Stadiumin e Çairit, në orën 19:00, në të cilin janë paraparë edhe një sërë aktivitetesh kulturore artistike ku e ftuar speciale është Nora Istrefi.