Ekonomi

Agjencia "Marili" do ta promovojë biznes-klubin e grave menaxhere

07.12.2016 09:46

Agjencia "Marili" sonte do ta promovojë biznes klubin e grave menaxhere qëllimi i të cilës është t'i lidhë gratë menaxhere dhe ta përmirësojë komunikimin...

Klubi do të jetë edhe vend ku gratë menaxhere do të mund t'i promovojnë idetë dhe inovacionet e tyre, të marrin mbështetje, marketing dhe promovim, për çka është vendosur edhe stacion i veçantë i shënuar si "Biznes klub" në portalin e agjencisë "Marili": www.marili.com.mk. Gjithashtu ata do të informohen si risitë në biznesin e tyre më lehtë t'i shndërrojnë në përvojë praktike me ndihmën e IPA fondeve inkuadruese dhe linjave kreditore evropiane.
 
Në kuadër të klubit, do të bëhen edhe punëtori tematike për projekte të caktuara, ndërsa vend të veçantë do të marrin projektet humanitare dedikuar shëndetit të grave dhe për kategoritë e cenueshme sociale të grave, si dhe për fëmijët e sëmurë dhe fëmijët pa kujdes prindëror. Një prej aktiviteteve të klubit do të jetë edhe rrjetëzimi me shoqatat e tjera, organizatat dhe asociacionet e grave në sferën e biznesit.
 
Në promovimin e Marili biznes klubit do të drejtohet menaxherja e përgjithshme e agjencisë "Marili" Lidija Tripunovska e cila do ta prezantojë vizionin dhe misionin e klubit.
 
Do të mbahet edhe ligjëratë nga sfera e biznes psikologjisë me titull "Edhe në Maqedoni është e mundur", ndërsa ligjërues do të jetë Marina Ançevska, menaxhere e përgjithshme e Qendrës për biznes psikologji-Shkup.
 
Në ngjarje pritet të marrin pjesë rreth 50 gra menaxhere të cilat marrin pjesë edhe në manifestimin jubilar "Zgjedhja e grave më të suksesshme menaxhere nga Republika e Maqedonisë dhe nga diaspora", ndërsa është paralajmëruar prania edhe e grave të tjera menaxhere të cilat ishin pjesë e zgjedhjeve në periudhën e fundit, por edhe pjesë e projekteve të tjera të agjencisë "Marili"./mia