Botë

Zbulohet një depo me kimikate helmuese në Alepo

07.12.2016 10:24

Në pjesën e çliruar kohë më parë të Alepos, forcat qeveritare kanë zbuluar një depo me materiale helmuese, lajmëroi agjencia siriane SANA...

Siç transmeton TASS, një shkollë nga rajoni lindor Hanamo kryengritësit e kishin shndërruar në laborator për përpunimin e kimikateve toksike, të cilin më vonë e kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Alepos lindore dhe perëndimore.
 
Predhat me kimikate janë gjuajtur në nëntor në rajonet Hajrab dhe Minjan në Alepo, kur dhjetëra civilë dhe ushtarë u transferuan në spital për shkak të ngulfatjes. Situatë të ngjashme ka pasur edhe më 31 tetor kur janë gjuajtur predha me klor në pjesën jugore të qytetit, ndërsa në këtë rast u plagosën 48 persona.
 
Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut paraprakisht kumtoi se ushtria siriane dhe aleatët e saj mbrëmë kanë depërtuar në pjesën e vjetër të qytetit Alepo.
 
Mediat britanike transmetojnë se një përfaqësues i kryengritësve ka mohuar se forcat qeveritare kanë hyrë në këtë pjesë të qytetit, por pranoi se ata po depërtojnë drejt Qytetit të vjetër./mia