Sindikatat të ndara për 1 Maj
Lidhja e Sindikatëve të Maqedonis nuk organiozoi protestë, por fushatë për ndryshime të Ligjit për shëndet dhe siguri në punë………..

1 majin, ditën ndërkombëtare të punës , antarë dhe përfaqësues të disa sindikatëve e shënuan në forma të ndryshme. Lidhja e Sindikatëve të Maqedonis ditën ndërkombëtre të punës e shënuan me fushat për ndryshime të Ligjit për shëndet dhe siguri në punë.
Kryetari LSM-së, Zhivko Mitrevski, theksoi se tani më disa vite realizohen fushtat të cilat kanë sukses dhe janë sjellur disa ligje historike të clat kanë dhënë rezulatet positive në të drejtat e puntorëv.
“Janë implementuar 16 direktivat e BE-së në legjislacionin e punës, tetë konventat të Organizatës Ndërkombëtare të Punës I mbrojtëm në në kushtet më të vështira ekonomike dhe gjatë krizësekonomike, mbrojtëm të tre shtyllat themelore, nuk lejohet pushime masive nga puna” – tha Kryetari LSM-së, - Zhivko Mitrevski.
Ndërkohë anëtarë dhe përfaqësues të disa sindikatave , protestuan para Kuvendit dhe Qeveris, dhe duke vlersuar se gjendja e puntorëve në vendë është e vështir, adresuan disa kërkesa për qeverinë.
Ata kërkojnë që ligji për diskriuminim të mos diskrimonj dhe në mënyrë efikase të të ndëshkohen shkelësit., si dhe paga minimale të barazohet në të gjithë sektorët që prej 2014, jo në vitin 2018, dhe punëdhënësit të cilët të cilët nuk do të paguajn pagën minimale të gjobiten.
“Ne u bëjmë thirrje punëtorëve që të bashkohen me ne dhe së bashku të rikthejm dinjitetin e humbur të punëtorëve. Ftoj MPPS që të kontrrolloj se sa njerëz punojnë sot dhe a do të marrin pagën. Sot ka punëtorë që punojnë 12 orë dhe janë paguar vetëm për tetë orë kohë pune” – tha kryetari KSP-së, Marijan Ristevski.
“Situata me të drejtat e puntorit është shumë e vështir. Të gjitha sindikatet ishin të njoftuara me protestën e sotme, disa vendosën të dalin në protesta e disa ta shënojn vetëm në formë simbolike. Megjithatë qytetarët janë gjykatës të vërtet të kësaj situatev. Të drejtat e puntorëve po pakësohen, rritet varfërija , rriten dallimet klasore, prandaj duhen protestat” – u shpreh Zdravko Saveski, nga Levizja “ Solidaritet.
Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, Tamara Causidis, tha se kërkesat e tyre duhet të plotësohen sepse situata është e padurueshme. Sipas saj punonjësit në ditën e sotme , punojn në kushte si të vitit 1886, kur edhe ndodhi protesta fillestare. (Sanije KASAMI, TVM2)
