Botë
Obama e mbajti fjalimin e tij të fundit për sigurinë
07.12.2016 11:02
Presidenti amerikan në largim, Barak Obama, mbrëmë në fjalimin e tij të fundit të madh kushtuar çështjeve të sigurisë...

Presidenti amerikan në largim, Barak Obama, mbrëmë në fjalimin e tij të fundit të madh kushtuar çështjeve të sigurisë, paralajmëroi se SHBA-ja nuk do të jetë në gjendje ta shkatërrojë terrorizmin me përdorimin e fuqisë së vet luftarake.
Gjatë fjalimit të cilin e mbajti në bazën ajrore Mekdil në Tampa të Floridas, Obama i mbrojti arritjet e administratës së tij në fushën e sigurisë nacionale, transmetoi Tanjug-u.
Obama e paraqiti pohimin se administrata e tij ka arritur ta bëjë Al Kaedën "hije të asaj që ishte dikur" dhe e shtyu SHI-në të lëshojë pe, por se terrorizmi do të mbetet kërcënim për SHBA-në.
"Në vend të premtimeve të rrejshme se mund ta eliminojmë terrorizmin me hedhje të më shumë bombave apo me dërgimin e gjithnjë e më tepër trupave apo me distancimin nga pjesa tjetër e botës, ne duhet në afat të gjatë ta shqyrtojmë kërcënimin terrorist dhe duhet të ndjekim strategji të mençur e cila është e qëndrueshme", porositi Obama./mia
