Botë

Rrëzimi i avionit të futbollistëve, arrestohet drejtori i kompanisë ajrore

07.12.2016 11:16

Autoritet e Bolivisë e arrestuan sot drejtorin e kompanisë ajrore "Lamia", aeroplani i të cilës javën e kaluar u rrëzua në Kolumbi...

Autoritetet boliviane kanë arrestuar Gustavo Gamboan, drejtorin e përgjithshëm të Kompanisë ajrore “Lamia”, avioni i së cilës u rrëzua pak ditë më parë në Kolumbi.

Një funksionar, i cili kish autorizuar udhëtimin, ka kërkuar azil në Brazil. Kompania ajrore po hetohet, pasi dyshohet se është përgjegjëse e rënies së avionit ku humbën jetën 71 persona, pjesa më e madhe e tyre futbollistë të Skuadrës së futbollit brazilian Chapecoense. Deri më tani autoritetet kanë saktësuar se shkaku i aksidentit tragjik ishte mbarimi i karburantit.

Drejtori i Kompanisë, Gamboa, është një ish ushtar i aeronautikës boliviane dhe ka shërbyer si pilot për shumë presidentë brazilianë, mes tyre edhe për presidentin aktual, Evo Morales.