Zgjedhjet 2016, të premten në Shkup arrijnë vëzhguesit e APKE-së

07.12.2016 15:50

Një delegacion shtatëanëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës...

Një delegacion shtatëanëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës prej 9 deri më 12 dhjetor do të qëndrojë në Maqedoni për të vëzhguar zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Bashkë me ta do të ketë edhe vëzhgues nga Asamblea Parlamentare e OSBE-së, nga Parlamenti Europian dhe nga Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR).

Siç informojnë nga APKE, anëtari i Komisionit të Venecias do të sigurojë mbështetje juridike të delegacionit gjatë vizitës.

Delegacioni i APKE-së e vizitoi Shkupin edhe më 21 dhe 22 nëntor të këtij viti në prag të zgjedhjeve.