Në Maqedoni piknik tradicional për 1 Maj
Në Maqedoni edhe sot qytetarët shfrytëzuan 1 majin për të organizuar piknik familjarë në natyrë. Megjithë motin e vrenjtur qytetarët thonë se e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për tu larguar sadopak nga përditshmëria……

Ndryshe nga vendet tjera ku punëtorët ne diten nderkombetare te puntoreve protestuan, tek ne kjo dite konsiderohet thjesht nje dite pushimi dhe një mundësi për piknik.
Edhe perkunder reshjeve te shiut dhe motit te ndryshueshem qytetaret defreheshin dhe pushonin ne natyre.
Me entuziazem kemi pritur kete feste sepse na nevojitet atmosfere e cila do na largoje sadopak nga monotonia dhe perditshmeria thonë qytetarët.
Lumturi e papershkrueshme verehej edhe tek femijet te cilet kishin menyra te shumta te argetimit.
Qytetaret respektuan edhe vendimin e Qytetit te Shkupit qe te mos ndizet zjarr ne siperfaqe te hapur me crast kjo feste u shenua pa mish te pjekur ne helle dhe zgare.
Ne rast të mos respektimit të rregullativës ligjore parashihet denim prej 200 euro per ndezjen e zjarrit dhe 50 euro per hedhjen e mbeturinave. (Flutura RAHIMI – LATIFI, TVM2)
