Botë

Pakistan, rrëzohet avioni me 40 persona në bord

07.12.2016 16:02

Një avion me 40 persona në bord është rrëzuar në veri të Pakistanit...

Avioni i Kompanisë “Pakistan International Airlines” humbi kontaktet me kullën e kontrollit, ndërsa ishte nisur për në Islamabad.
 
37 prej personave në bord prej tyre ishin pasagjerë, ndërsa pjesa tjetër anëtarë të ekuipazhit. Transportuesi kombëtar është akuzuar për dështim të sigurisë në të kaluarën.
 
44 persona humbën jetën në rrëzimin e fundit në vitin 2006. Fluturimet e saj janë ndaluar nga Bashkimi Europian në vitin 2007 për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë.