Inspektorati i punës: Vendimi i Pançevskit për Stamenkovskin, joligjor
Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, ka degraduar në mënyrë të paligjshme Goran Stamenkovskin....

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, ka degraduar në mënyrë të paligjshme Goran Stamenkovskin dhe e ka zbritur për disa vende më poshtë në hierarkinë e Administratës gjyqësore.
Ky është konstatimi i Inspektoratit të punës, i cili kërkon që vendimi të tërhiqet, sepse nuk është në përputhje me rregulloret ligjore.
Stamenkovski ngriti padi penale kundër Vladimir Pançevskit, pasi, sipas tij, ish kryetari i Gjykatës Penale ka abuzuar me të dhënat e tij personale.
Pançevskit i ka kaluar më 4 dhjetor mandati si kryetar i Gjykatës Penale, por ai është rikandiduar sërish në përzgjedhjen që do të bëhet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. (Gyltene Sinani, TVM2)
