Maqedoni

Grubi: Vota për partitë e vogla, në konton e të tjerëve

07.12.2016 16:55

Nga BDI apeluan edhe sot që votuesit shqiptarë të mos lejojnë përçarjen e votës...

Sipas BDI-së, çdo votë e dhënë për partitë e vogla shqiptare shkon në konton e partive më të mëdha maqedonase, duke dobësuar fuqinë shqiptare në legjislativin e ardhshëm.
 
“Në 2008 partitë shqiptare fituan 29 mandate deputetësh në kuvend. Nga përçarja e votës në 2001 shqiptarët humbën së paku katër mandate. Duke pasur këtë parasysh, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ftoi partitë e vogla dhe iniciativat qytetare që të bashkohen dhe të fitojnë shqiptarët edhe me kusht të humbjes së BDI-së. Këto iniciativa u bënë pikë e pesë pa fituar legjitimitetin, andaj shqiptarët kanë vetëm një alternativë, të votojnë BDI-në. Çdo votë për këto iniciativa të përçara shkon drejtpërdrejt në konton e partive maqedonase, duke dëmtuar shqiptarët në legjislativë, por edhe në komunat ku ata qeverisin, në veriperëndim të vendit”,- theksoi bartësi i listës në njësinë zgjedhore një nga BDI, Artan Grubi.