Maqedoni

Drejtoria e doganave: Rekonstruohet vendkalimi kufitar në Tabanoc

07.12.2016 17:09

Vendkalimi kufitar Tabanovc në periudhën e ardhshme do të konstruktohet dhe nga Drejtoria e doganave lajmërojnë qytetarët...

Vendkalimi kufitar Tabanovc në periudhën e ardhshme do të konstruktohet dhe nga Drejtoria e doganave lajmërojnë qytetarët për vendosjen e regjimit të përkohshëm në komunikacion, ku do të vendoset sinjalizim i posaçëm rrugor.

Terminali ekzistues doganor, siç informon dogana, do të zgjerohet dhe do të ndërtohen edhe objekte të tjera dhe korsi rrugore shtesë.

Për rindërtimin në vendkalimin kufitar do të investohen mbi 1,8 milionë euro, mjete të siguruara përmes programit IPA me bashkëfinancim kombëtar.

Kryerësi i punëve është Kompania ndërtimore "Strabag AG" nga Austria, që do të mbikëqyret nga firma "Kovi" nga Belgjika. Aktivitetet ndërtimore pritet të përfundojnë nga fundi i vitit 2017.