Kortezhe dhe manifestime për 1 Maj nga Azia në Europë (FOTO)
Forcat speciale të Turqisë kanë përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë protestues të mbledhur në Sheshin Taksim të Stambollit, me rastin e 1 Majit……

Kortezhe dhe manifestime nga Azia në Europë në ditën e 1 Majit, Ditën e Punës. Me miliona persona kanë zbritur në shesh në të gjithë botën në ditën e 1 majit. Policia ndërkohë shpërndan me dhunë manifestuesit në Stamboll.
Forcat speciale të Turqisë kanë përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë protestues të mbledhur në Sheshin Taksim të Stambollit, me rastin e 1 Majit.
Agjencia e lajmeve Anatolia thotë se disa demonstrues janë plagosur dhe së paku pesë prej tyre janë arrestuar.
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të lejojë protestat, por paralajmërimi i tij është sfiduar nga sindikatat kryesore të vendit. “Ne do të jemi në Taksim pavarësisht ndalesës joracionale dhe të paligjshme”, kanë thënë sindikatat të mërkurën përmes një deklarate të përbashkët.
Sipas mediave turke, rreth 40,000 policë ishin të vendosur në qytet gjatë ditës.

Nderkohe ne kryeqytetin Rus ne Moske dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një marsh të organizuar me rastin e 1 Majit. Kjo është parada e parë me rastin e Ditës së Punëtorëve që është organizuar nga Sindikata e Pavarur e ferderatës ruse, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Sindikata ka njoftuar se në këtë tubim që është mbajtur në Sheshin e kuq të Moskës, kanë marrë pjesë afro 100 mijë persona.
Festimet në Moskë vijnë në kohën e tensioneve në mes të Ukrainës dhe Rusisë, pasi që kjo e fundit, e ka aneksuar gadishullin Krimeja dhe seperatistët pro-rusë kanë pushtuar ndërtesa të sigurisë dhe administrative, në më shumë se dhjetë qytete në lindje të Ukrainës.

Përplasje te demonstruesve te 1 Majit ka patur edhe ne Itali. Qindra protestues anti kapitalist, dhe anetare te qendrave sociale kane dale ne proteste me rastin e 1 Majit. Policia ka tentuar ti ndaloje protestuesit ndersa njoftojne se ka te lenduar edhe nga ana e protestuesve edhe te pjestareve te forcave policore.
Dita e 1 Majit eshte shenuar edhe nga vendete e Azisë, si Kamboxhia, Malajzia, Indonezia, Tajvani, Hong Kong, Singapori , e deri në Francë dhe Spanjë, ku sindikatat kanë manifestuar për të kërkuar paga më të mira dhe përmirësimin e kushteve të punës. (Besim ABDULLAHU, TVM2)
