Maqedoni

Lëvizja “Besa”: Thyerja e shtabit, shkelje e parimeve të Përzhinës

07.12.2016 17:54

Në orët e hershme të mëngjesit është demoluar shtabi i Lëvizjes “Besa” në fshatin Sllatinë të Tetovës...

Nga Lëvizja “Besa” e kanë cilësuar thyerjen e shtabit një akt qyqar dhe kërkojnë zbardhjen e rastit.
 
“Ju bëjmë thirrje organeve të rendit që të zbardhin këtë rast dhe të parandalojnë dhunës në procesin zgjedhor, pasi kjo është në kundërshtim të të gjitha parimeve që u nënshkruan në marrëveshjen e  Përzhinës”,- deklaroi kandidati për deputet njësinë zgjedhore numër gjashtë nga Lëvizja “Besa”, Amir Elezi.