Maqedoni

Zgjedhjet 2016, nesër përfundon fushata parazgjedhore

08.12.2016 09:39

Nesër në mesnatë përfundon fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit...

Ndërsa sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantim të programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.  

PDSh mban tubim në Tetovë, BDI në Gostivar, Lëvizja “Besa” do të mbajë tubim në Çair, “Aleanca për shqiptarët” mban tubim në Shkup, Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, i kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të mbajë mitingje në Butel, Gazi Babë dhe Shuto Orizare, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” në Radovish dhe në Strumicë.

Karvani zgjedhor i “Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi”, i kryesuar nga Lidhja demokratike, do ta mbajë tubimin përfundimtar parazgjedhor në Shkup.

Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” do të ketë takime me qytetarë në komunën Gjorçe Petrov.